Një rast ‘Dhunë në familje’ është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë-Kosovë.
Viktima mashkull ka deklaruar se djali i tij kishte ushtruar dhunë fizike me ç’rast edhe i shkaktoi lëndime të lehta trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.