Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë detaje të reja për vrasjen e katërfishtë në Viti.
Ndërsa zyrtari tjetër policor, në konferencë për media ka theksuar se janë duke e hetuar rastin.
Ai tha se janë duke kërkuar edhe dëshmitar.
”Tri viktima kanë qenë në shtëpi, e njëri në oborr”, ka theksuar ai.
Ai tha se dyshimi fillestar është se kryefamiljari njëherë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, dhe pastaj e ka vrarë veten jashtë shtëpisë.