Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa drejtonte automjetin e tij dhe gjatë pranimit të një tikete kundërvajtje duke mos i respektuar urdhëratë ka tentuar t’i sulmoj fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.