Tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin, shoqërohen në polici
Dy persona, shtetas të Kosovës janë shoqëruar në Polici, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Novosellë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.