Policia jep detaje lidhur me rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje lidhur me rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 22:35
Foto Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në përleshjen e ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e  një aksident  i ndodhur  rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje  ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë  që katër persona jane arrestuar.Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatë.

Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se policia është detyruar të përdorë sprej, meqë personat në fjalë po përlesheshin me shufra ndërmjet vete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat