Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:00 të mengjesit të ditës së sotme.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.
Raportohet që një automjet tip 'Benz' ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë njëri nga personat që ndodhej në makinë.