Dy automjete në Vlorë janë djegur gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, makinat e djegura janë në pronësi të dy grave me iniciale K.P. dhe E.P.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:37.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat