Gjashtë personave janë përleshur mes vete në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.
Gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz.
Si pasojë e rrahjes janë lënduar disa persona, në mesin e tyre edhe një femër.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Cernicë, Gjilan 01.01.2021-21:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz. Si pasoj e rrahjes, është lënduar viktima femër dhe disa nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë gjuetie me dy fishek dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.