Mbrëmë vonë u raportua për një grabitje të armatosur në Kaçanik, më konkretisht në fshatin Gjurgjedell.
Disa persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e një gruaje, ku e kanë sulmuar dhe nën kërcënimin i kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.
” GRABITJE
Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik02.01.2021-21:55. Viktima femer kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime.”, njofton Policia e Kosovës.