Tre të dyshuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.
Të dyshuarit e kanë lidhur me lidhëse plastike pronaren e shtëpisë dhe e kanë rrahur, duke e detyruar të ua tregonte atyre vendin e kasafortës.
Me këtë rast hajnat e kanë marrë kasafortën edhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik 02.01.2021-21:55. Viktima femër e ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj , e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës së ftohte e kanë detyruar të tregon vendin e kasafortës. Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.