Një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Rreth orës 14:30, në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.
Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.
Me rast eshte duke u marrë hetuesia e trafikut”, ka bërë të dirtur për media, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.