Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth orës 21.00 me 1 janar në fshatin Cernicë të Gjilanit janë përleshur në mes vete.
Policia njofton se gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz. Si pasoj e rrahjes, është lënduar viktima femër kosovare dhe disa nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë gjuetie me dy fishek dhe 7 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar për veprën lëndim i rëndë trupor.