U arrestua dy ditë më parë, arratiset nga komisariati 30-vjeçari në Tiranë

Kronikë e zezë

U arrestua dy ditë më parë, arratiset nga komisariati 30-vjeçari në Tiranë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Dy ditë pas arrestimit, 3-vjeçari Rigers Lala ka mundur të arratiset nga ambjentet e Komisariatit nr.1 në Tiranë.

30-vjeçari u arrestua më 2 janar në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet ndërsa qarkullonte me armë zjarri.

Në momentin që ka parë policinë, 30-vjeçari e ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet më vrap.

Lala do të dilte sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa ende nuk dihet mënyra se si 30-vjeçari ka mundur të arratiset nga ambjentet e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat