Është arrestuar një person në Studime e Ulët të Vushtrrisë, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm.
I dyshuari, njëherëshit pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit të tyre kishte shtënë me armë në ajër.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gaz. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.