Një veturë është përfshirë nga zjarri në rajonin e Klinës, saktësisht në Gllarevë.
Si pasojë e këtij zjarri lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër.
Sipas dëshmitarëve në këtë rast vetura në fjalë së pari është aksidentuar e më pas u përfshi edhe nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente, teksa zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.