Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në fshatin Dollc të komunës së Klinës.
Pas aksidentit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri.
Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.
“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Ka edhe persona të lënduar, por ende nuk dihet se sa saktësisht janë lënduar”ka thënë Gashi.
Ndryshe u raportua pak më parë për këtë aksident, ndërsa në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe kolona shumë të gjata, teksa veturat janë bërë shkrumb e hi.