Policia njofton se një rast i bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare ka ndodhur në Istog.
Siç njofton PK, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj
“Istog 03.01.2021 – 21:00. Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.