Dje në orën 17:50, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë është arrestuar një femër pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Sinjali mëson se menaxherja e restorantit ‘Monako’ në kryeqytet e ka sulmuar punëtoren tjetër të këtij restoranti.
Burimet e medias brenda policisë kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe se në vend të ngjarjes janë parë disa gota të thyera në dysheme, ku dyshohet se rasti ka ndodhur brenda në lokal.
Gjithashtu këto burime i kanë thënë medias se e dyshuara për këtë rast është dërguar në mbajtje.