Një person nga Suhareka në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij.
Burime në Policinë e Suharekës kanë thënë se vetura e tij ishte e parkuar në afërsi të stacionit.
Po ashtu kanë bërë të ditur se është konfiskuar një armë e gjuetisë me disa fishekë të kalibrit 12mm.
Pas kësaj, të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia në të cilën po ashtu është gjetur një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.65mm, një karikator dhe 12 fishekë.
Media mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje.