Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Gjakovë.
Një veturë në lëvizje ka goditur një dërrasë, ndërkaq dërrasa është kthyer dhe ka rënë mbi veturë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Ka ndodhur një aksident, sipas informatave të para, një veturë në lëvizje ka goditur një dërrasë dhe dërrasa është kthyer dhe ka rënë mbi veturë. Policët janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Xhurkaj.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.