41 aksidente kanë ndodhur në njëzetekatër orët e fundit në vendin tonë.
Fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa 14 aksidente u regjistruan me të lënduar e 27 me dëme materiale.
Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shpërndarë 1.176 tiketa trafiku.