Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “15 Qershori”, në Gjilan, ka arrestuar një person në mëngjesin e së mërkurës, pasi që i njëjti ishte hasur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshëm organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Siç njofton policia, atij i janë gjetur dhe konfiskuar: 2 televizor, 1 llap top, 1 printer, 1 shtëpizë, 1 libër të baltoreve dhe 7 tiketa të lojërave.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet.