Sulmohet fizikisht një person nga dy të tjerë në Pejë

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një person nga dy të tjerë në Pejë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:44
Foto Ilustrim

Një person ka raportuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:20 në fshatin Radac, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull ka raportuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat