Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se janë arrestuar i dyshuari mashkull, bashkëshorti i viktimës dhe e dyshuara femër motra e viktimës pasi dyshohet që kishin ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, në përpjekje për t’i bashkuar.
Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si dhe viktima është vendosur në strehimore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.