Një femër nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish- bashkëshorti i saj.
Gjatë sulmit mësohet të ketë ndërhyrë vëllai i viktimës, duke e sulmuar ish- burrin e motrës.
“Mitrovica e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish burrin e saj të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranoj ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari shkon në mbajtje për 48 orë”, njofton policia e Kosovës.