Një person ka raportuar se kati i parë i shtëpisë së tij është përfshirë në zjarri.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrëfikësve e kanë lokalizuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kati i parë i shtëpisë së tij është përfshirë në zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.
Tutje në raport thuhet se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një oxhak i dhomës.