Arbër Kojku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai është vënë në pranga nga Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.
28-vjecari akuzohet se në vitin 2017-2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali, një sasi të madhe lënde narkotike e llojit hashash.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.