Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë se nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.
Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.