Dje pasdite në Hajvali të Prishtinës, një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Viktima ka treguar se bashkëshorti i saj ka probleme psikike.
Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekipi mjekësor të cilët të dyshuarin e kanë dërguar në neuropsikiatri ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe me pas është liruar, thuhet në Raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt.