Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin e Kosovës, pasi i njëjti ka mashtruar një person.
I dyshuari mashkull u arrestua pasi që i njëjti i ka marrë në shfrytëzim veturën viktimës mashkull dhe nuk i ka kthyer në afatin e caktuar sipas marrëveshjes.
Por, pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
"Rr. Hakif Zejnullahu , Vushtrri, 09.01.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka marë në shfrytëzim veturën viktimës mashkull kosovar dhe nuk i ka kthyer në afatin e caktuar sipas marrëveshjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë..