Një qytetar ka njoftuar Policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur para dhe stoli ari.
Rasti ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, mesditën e 8 janarit.
Ankuesi ka njoftuar Policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në dhomën e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme si dhe stoli ari. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia.