Një mashkull ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve.
Burime brenda Policisë tregojnë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:00 në fshatin Semetisht të Suharekës.
Pas konsumimit të medikamenteve, viktima është dërguar në QKMF Suharekë për tretman mjekësor.
Më pas ai është transferuar në spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.
Mjekët kujdestarë thonë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.