Një person ka sulmuar policët derisa po intervistohej në stacionin policor në Prishtinë, pas një aksidenti.
Policia bën të ditur se pas sulmit një polic ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi derisa ishte duke u intervistuar në stacionin policor rreth një rasti aksident, i ka sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.