Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “5 maji” në kryeqytet.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një këmbësor me iniciale F.A., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.