Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.
Një person nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar nga vëllai i tij.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Prizren 14.01.2021 – 01:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.