Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
Viktimës femër i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës.
Viktima me tre fëmijët e saj ka shkuar te vëllai i saj.
Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.