Media dje ka raportuar se një person ka treguar në Polici se gjyshi i tij në lagjen “Tanki Zabel” në Novobërdë ka bërë vetëvrasje duke e goditur veten me thikë në gjoks.
Por burimet brenda Prokurorisë njoftojnë se me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i personit që lajmëroi rastin në Polici, pra nipit, si i dyshuar për vrasjen e gjyshit të tij.
Kjo pasi gjatë ekzaminimit fillestar të trupit të pajetë janë vërejtur disa plagë me thikë në abdomenin e viktimës.
Në vendin e ngjarjes dje ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili duke u mbështetur në të gjeturat e deritanishme e bënë ricilësimin e veprës nga “vdekje e dyshimtë” në “vrasje të rëndë”.