Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht tre persona, teksa ata po qëndronin në një lokal.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.
Gjithashtu, i dyshuari ka tentuar t’i godasë me thikë viktimat, por është ndaluar nga të pranishmit në lokal, ka bërë të ditur Policia.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femër dhe mashkull kosovar deri sa ishin duke qëndruar në një lokal. Po ashtu i dyshuari ka tentuar t’i godas me thikë por është ndaluar nga të pranishmit në lokal”, njofton Policia.
Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.