Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. I.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur”, thuhet në njoftimin e gjykatës në Gjilan.
Gjithashtu u theksua se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).