Dje rreth orës 08:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘dhunim’.
Burime brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë të ditur se ai dyshohet se në një motel e ka dhunuar një femër.
Gjithashtu media merr vesh se viktima ka kryer të gjitha ekzaminimet mjekësor.
Kurse, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.