Dy femra janë rrahur mes vete dje në Ferizaj.
Policia ka thënë se është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte sulmuar fizikisht një tjetër femër të mitur.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.