Janë arrestuar katër persona të dyshimtë shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magure të Lipjanit.
Gjatë përpjekjeve për të mos i lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër, janë lënduar pesë zyrtarë të policisë.
Si pasojë e rastit, zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.