Një veturë në lëvizje në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
“Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka theksuar Ahmeti.