Një person është arrestuar në Lipjan, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte dëmtuar veturën e policisë.
Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor.
“Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje.
I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë