Një rast i mashtrimit është raportuar të ketë ndodhur në Istog.
Policia me anë të raportit 24 orësh ka thënë se me datë 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur t’i arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër.
Ata janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.