Policia e Kosovës është përballur me një ngjarje jo shpesh të zakontë të enjën pasdite në Pejë.
Siç ka bërë të ditur policia, njësitet e saj kanë arrestuar dje një person, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit është fotografuar para stacionit policor -Pejë dhe më pas ka bërë një publikim në rrjete sociale duke kanosur zyrtaret policorë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi tutje policia.
Rasti është hapur nga policia për ‘kanosje’.