Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar një marokenë dhe një algjerian, pasi me forcë kanë hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë size.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë21.01.2021 – 00:10. Janë arrestuar një marokenë dhe një algjerian, pasi që të njëjtit me forcë kanë hapur veturën e viktimës mashkull dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.