Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një restorant në kryeqytet.
Një person ka informuar policinë se një person i maskuar, i ka grabitur pazarin ditor.
Sipas policisë, rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet policore.
“Prishtinë 21.01.2021 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i restorantit, ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të thikës, i ka grabitur pazarin ditor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton PK.