Tri raste të ndara të falsifikimit të parave janë raportuar brenda 24 orëve të fundit.
Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku një femër ka informuar policinë se gjatë deponimit të parave nga i dyshuari mashkull kosovar, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro të falsifikuara. Kartëmonedha është konfiskuar ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Edhe në Kaçanik një punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar ka bërë pagesën e gjërave me kartëmonedhën prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti është nën hetime nga njësitet policore.
Dhe rasti i tretë ka ndodhur në Suharekë ku një person ka raportuar se një i dyshuar mashkull, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti mbetet nën hetime.