Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40 në Tiranë, në fshatin Qesarakë, njka shpërthyer me eksploziv një makinë e parkuar brenda garazhit të një pallati.
Policia tha se makina është në pronësi të shtetasit S. N.
"Në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale," thuhet në njoftimin zyrtar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.